Tramp mund të dëbohet nga Shtëpia e Bardhë, nga “shërbimi sekret” nëse ai refuzon të largohet

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp mund të dëbohet nga Shtëpia e Bardhë nga agjentët e “shërbimit sekret” nëse ai refuzon të largohet, transmetuan mediat perëndimore, duke iu referuar ekspertëve.

Akti i tranzicionit presidencial të vitit 1963 është kyç për transferimin e pushtetit në SHBA. Nëpunësit civilë kanë afat për të siguruar informacion dhe qasje në administratën e ardhshme. Zyrtarët qeveritarë janë zotuar të respektojnë Kushtetutën e SHBA-së para se të marrin detyrën.

“Betimi bën thirrje që Bajdeni të emërohet president i zgjedhur nëse ai fiton Kolegjin Zgjedhor, pa marrë parasysh se çfarë thotë Tramp”, tha Robert Çesni, profesor për ligjin e sigurisë kombëtare në Universitetin e Teksasit.

Profesori i drejtësisë Lorens Dagllas, në librin e tij “A do të largohet?”, duke pasur parasysh situatën pas zgjedhjeve të vitit 2020, beson se në një moment Tramp do të pranojë humbjen.

Pas viteve të flirtimit me idenë e refuzimit të rezultateve të pafavorshme të zgjedhjeve, Tramp ka ngritur frikën e skenarëve të rrezikshëm: luftë civile, duke e kthyer Gjykatën e Lartë në një armë, dhe madje duke i dhënë fund demokracisë amerikane. Veçmas, që shumë amerikanë janë të shqetësuar për dhunën.

Megjithëse, Tramp humbi zgjedhjet, ai fitoi mbështetjen e më shumë se 70 milion amerikanëve dhe mund të kishte ndikim të madh në elektoratin e tij për vite me rradhë.