Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se ka “fitore të madhe” në shtetin federal Nevada, sepse anëtarët e Komisionit për qarkun Klark refuzuan t’i konfirmojnë rezultatet e zgjedhjeve për komisionin e qarkut.
Komisioni për qarkun Klark, i cili menaxhon me rajonin Las Vegas, i konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve më 3 nëntor, përveç komisarit të qarkut për një rajon, ku dallimi është 10 vota, gjegjësisht ku demokrati Ros Miler fitoi 76.456 vota, ndërsa republikani Stavros Entoni 76.576 vota, sqaron Nju Jork post.
Përfaqësuesi zyrtar në procesin zgjedhor në qarkun Klark, Xho Glorija tha se janë zbuluar mosmarrëveshje të pakuptueshme që mund të shkaktojë dyshime për një dallim aq të vogël në vota.
Tramp më Tuiter shkruajti se përfaqësuesit e qarkut Klark nuk besojnë në sigurinë zgjedhore personale.
“Ndikim i madh”, porositi Tramp.
Ai paraprakisht publikoi se në Pensilvani shkalla e fletvotimeve të hedhura të arritura nëpërmjet postës është 30 herë më e vogël këtë vit se sa në zgjedhjet në vitin 2016.
Ai shtoi se edhe Xhorxhia nuk lejon kontroll të autentitetit të nënshkrimeve në zarfe.
“Pa atë rinumërimi është i pakuptimtë”, porositi Tramp.
