Tramp ka ngritur padi ndaj Twitter, Facebook dhe Google

TË FUNDIT

Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp ka ngritur padi kundër Tuiterit, Fejsbukut dhe Alfabet Gugëll dhe drejtorëve të tyre, duke theksuar se i heshtin qëndrimet konservatore.

Tramp tha se i ka ngritur paditë deri tek gjykata federale në Florida.

Ai shtoi se me këto padi do të kërkojë dëmshpërblim dhe kompensim.

Ish-presidenti amerikan e ka humbur mundësinë për t’u drejtuar përmes rrjeteve sociale paraprakisht këtë vit, pasi me këmbëngulje ka pohuar se humbja e tij në zgjedhje është rezultat i mashtrimit dhe falsifikimit masiv.

Pohimi i tij u refuzua nga shumë gjykata, si dhe nga nëpunësit e komisionit zgjedhor dhe anëtarët e administratës së tij.