Presidenti amerikan Donald Tramp ithtarëve të tij u dha informacione të azhurnuara për garën presidenciale, duke thënë se ka marrë lajme të mira në disa shtete kyçe.
“Mësova se shumë mirë po mbahemi në Florida, shumë mirë po gjendemi në Arizona, me siguri mirë po gjendemi edhe në Teksas. Po dëgjoj se mirë po na shkon gjithandej. Mendoj se do të kemi një natë të shkëlqyer dhe çfarë është më e rëndësishmja, do t’i kemi katër vite të shkëlqyera”, tha Tramp duke iu drejtuar ithtarëve të tij në shtabin zgjedhor në Arlington, Virxhinia.
Të drejtë vote i kanë rreth 240 milionë amerikanë. Deri në mesditë kanë votuar mbi 99 milionë amerikanë, që është mbi 40 për qind e trupit votues.
