Tramp është shëruar nga koronavirusi

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Tramp tashmë nuk mund ta përhapë në mënyrë aktive virusin që shkakton Covid-19 dhe mund të paraqitet në kuvendin e qytetit në Majami në një ngjarje të organizuar nga En Bi Si Njuz pa i rrezikuar të pranishmit e tjerë, deklaroi epidemiologu kryesor amerikan, Entoni Fauçi.

Në një intervistë për Si Bi Es tha se ai dhe kolegu i tij Kliford Lejn nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) i kanë shqyrtuar të gjitha testet Kovid-19 të kryera nga presidenti, si dhe një test shtesë të kryer në laboratorin e NIH, për të konkluduar se presidenti nuk është më i infektuar.

Më 2 tetor Trampi kumtoi se është pozitiv në koronavirus dhe ka pranuar terapi në spital për disa ditë./MIA