Tramp emërohet për Çmimin Nobel për paqe

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është nominuar për Çmimin Nobel për paqe në vitin 2021.

“Dejli Mejl” informon se Trampi është emëruar vetëm disa javë pasi ndërmjetësoi në marrëveshjen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Tramp e ka nominuar deputetin norvegjez Kristian Tibring-Gjede, i cili e lavdëroi presidentin e SHBA-së për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën.

Ai vlerësoi se Tramp bëri më shumë për të arritur paqen midis shteteve sesa shumica e kandidatëve të tjerë për Çmimin e Paqes.

Tibring-Gjede, i cili gjithashtu kryeson delegacionin norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha se administrata e Trampit kishte luajtur rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit./MIA