Tramp e fal ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Majkëll Flin

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Tramp e miratoi faljen e ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, gjeneralin Majkëll Flin.

“E kam nderin që publikoj se gjenerali Majkëll T. Flin mori falje të plotë. Urime për gjeneralin Flin dhe familjen e tij më të ngushtë”, shkroi Tramp në profilin e tij në Tuiter, duke i dëshiruar festë të këndshme Flinit.

Mediat amerikane transmetojnë se Flin është bashkëpunëtori i dytë të cilin presidenti e ka falur pasi u gjykua në procesin e ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Paraprakisht, Tramp e fali edhe Roxher Stoun, bashkëpunëtorin e tij të afërt shumëvjeçar, vetëm disa ditë para se Stoun të fillojë ta vuaj dënimin me burg.