Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se së paku 100 milion doza vaksinë kundër koronavirusit të ri mund të shpërndahen në SHBA deri në fund të vitit.
“Prejse Agjencia për ilaçe e lejoi vaksinën…do të mund të shpërndajmë 100 milion doza deri në fund të vitit 2020 dhe numër shumë më të madh para asaj”, potencoi Tramp.
Paraprakisht, drejtori i Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve Robert Redfilld deklaroi se vaksina kundër Covid-19 mund të gjendet në përdorim të gjërë deri kah mesi i vitit të ardhshëm ose pak më vonë.