Atmosfera në përfaqësuesen e futbollit para ndeshjes me Gjeorgjinë është pozitive, ndërsa në stërvitje kapiteni Enis Bardhi po e shijon lojën duke goditur nga veshët Trajkovskin.
Njeriu që e vendosi ndeshjen me Italinë, duket se është në formë që edhe sonte të shkund rrjetin e kundërshtarit. Sonte Maqedonia përballet me ekipin që mposhti Bullgarinë 5-2, por ky rezultat jo që i bën ndonjë përshtypje trajnerit Milevski.
“Rezultati i Gjeorgjisë 5-2 kundër Bulgarisë, do ta përsëris, mundet, por edhe mund të mos vlejë asgjë. Secila ndeshje është tregim në vete. Pres ndeshje më ndryshe nga ajo e jona me Bullgarinë ose më ndryshe nga ndeshja e tyre kundër kundërshtarit të njëjtë“, tha Bobi Milevski – seleksionues.
Gardiani i portës Dimitrivski kërkon përkrahje nga tifozët, pasi siç thotë ndjenja për të luajtur në terren nikoqir është më e veçantë.
“Unë jam shumë i gëzuar kur luajmë në terren nikoqir, ndjenja është më ndryshe se kur luajmë në terren mysafirë. Për këtë unë do të doja që stadiumi të jetë përplot, të na japin përkrahjen më të madhe deri tani, kështu që me përkrahjen e tyre, me planin tonë dhe me cilësinë tonë, mendoj që do të triumfojmë”, tha Stole Dimitrievski – portier .
Ndeshja Maqedoni-Gjeorgji zhvillohet sonte në stadiumin Todor Proevski në Shkup e vlefshme për Ligën e Kombeve. Me fitore eventuale Maqedonia mund të del në krye të grupit me 7 pikë.
