Shënuesi i golit që i siguroi fitoren Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë, Aleksandar Trajkovski në një intervistë për TV21 thotë se në minutën e 90 ka qenë i lodhur dhe se në momentin e fundit ka mbledhur fuqitë për t’i dhënë ekipit fitore.
“Sinqerisht, unë prisja të qëndroja deri sa të mbarojnë 90 minuta, më pas të pushonim për të vazhduar tutje, por kur e pashë atë top si vinte, thjesht me forcat e fundit arrita të godas, të gjithë përqendrimin e vendosa në atë goditje të fundit dhe thjesht sikur të ishte e shkruar që duhej të jepja gol në atë stadium ku kam kaluar 4 vite të bukura”, tha mes tjerash Trajkovski.
