Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski bëri të ditur se në 5 ditët e fundit janë regjistruar 6 shkelje të vendimit për ngrirje të çmimeve, përcjell TV21.
“Në pesë ditët e fundit janë kryer mbi 500 kontrolle, për të cilat është kompetent Inspektorati Shtetërorë i Tregut ndërsa 130 prej tyre janë nga vendimet e Qeverisë, ku janë konstatuar 6 shkelje në lartësi të 750.000 denarëve”, tha mes tjerash Trajkovski.
