Traileri i serisë “Ms. Marvel”

TË FUNDIT

“Ms. Marvel” është seria e re e Disney+, në të cilën me rol paraqitet pakistanezo-amerikanja Iman Vellani. Ajo luan rolin e 16 vjeçare Kamala Khan, e cila rritet në New Jersey.

Kjo e re njëherësh me këtë paraqitje vlerësohet si heroina e parë myslimane në një seri të Marvel.

Seria “Ms. Marvel”, traileri i të cilës u lansua, përqendrohet tek Khan, e cila është studente e mirë, adhuruese e flaktë e video-lojërave. Ajo preferon lojërat me superheronj, në veçanti Captain Marvel.

Megjithatë kjo vajzë e ka problem të përshtatet në shkollë e shtëpi, andaj i ndodh që të fitojë superfuqi si heronjët të cilët gjithmonë i ka adhuruar.

Ky është roli më i madh për këtë të re deri më tani.

Për realizimin e serisë “Ms. Marvel” u bë e ditur në vitin 2019,  por gjatë kësaj kohe është kuptuar pak në lidhje me të.

Gjatë një interviste për revistën Variety, aktorja Vellani në lidhje me serinë ka thënë se është me rëndësi që kjo seri po realizohet dhe se nuk ka nevojë të futet në detale apo që të flasë për veten si vajzë myslimane apo Pakistaneze.

Sipas saj, të gjitha paraqiten në seri dhe është inspiruese kur dashamirët e fimit të shohin personazhin e saj në një projekt kaq të rëndësishëm.

Seria “Ms. Marvel” do të fillojë të transmetohet në Disney+ me 8 qershor 2022./21Media