Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Bledi Çuçi ka shpërndarë mesazh sensibilizimi pas varrimit të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, përcjell TV21. Pasi përfundoi ceremonia dhe kreu homazhe ndaj viktimave në Shkup, Çuçi shkroi në Facebook:
“Në ceremoninë e pritjes së trupave të pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe shprehim ngushëllime në emër të qeverisë dhe të çdo shqiptari që u pikëllua nga kjo ngjarje e rëndë. Lutemi që shpirti i tyre të prehet në paqe, si dhe hetimet e nisura nga autoritetet përkatëse të zbardhin sa më parë të vërtetën”, ka shkruar Çuçi.
