Tragjedi në Somali, sulmi i dyfishtë me bombë në kryeqytet vret mbi 100 persona

TË FUNDIT

Një sulm i dyfishtë me bomba në dy automjete në kryeqytetin e Somalisë u mori jetën të paktën 100 personave. Këtë e konfirmoi presidenti i vendit, Hassan Sheikh Mohamud.

“Mes viktimave që u masakruan, ishin nëna me fëmijët e tyre në duar”, tha kreu i shtetit. Ai kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar 300 personat e tjerë që mbetën të plagosur. Presidenti i Somalisë fajësoi militantët e al-Shabab për këtë sulm të tmerrshëm që shënjestroi ministrinë e arsimit.

Ky grupim terrorist konsiderohet një degë e organizatës al-Qaeda dhe është përfshirë gjerësisht në konfliktin e gjatë me qeverinë federale të Somalisë.