Trafiku zhvillohet nëpër rrugë të lagura, me mbetje të borës në disa vende më të larta

TË FUNDIT

Trafiku në akset rrugore shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në disa vende më të larta ka mbetje të borës nëpër rrugë, mirëpo në to ka ndërhyrë NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm ka në Kodrën e Diellit, në qafat malore Strazhë dhe Bukovë, si dhe në Mavrovë dhe Krushevë. Në qafën malore Presekë, nga ana tjetër, reshjet janë të shiut dhe borës.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021.