Tottenham shkarkon trajnerin

TË FUNDIT

Tottenhami ka shkarkuar trajnerin, Nuno Espirito Santo.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi, ku ndër të tjera është deklaruar se bashkë me trajnerin, janë shkarkuar edhe stafi i trajnerëve: Ian Cathro, Rui Rarbosa dhe Antonio Dias.

“Nuno është një zotëri i vërtetë dhe gjithmonë do të jetë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falenderojmë atë dhe stafin e tij dhe i urojmë më të mirën”, ka thënë Paratici.

Nuno Espirito kishte nënshkruar marrëveshje me Tottenhamin më 1 korrik të këtij viti, me afat deri në korrik 2023.

Ai, më herët ka drejtuar skuadra si Wolves, Porto dhe Valencia./21Media