Tottenham pritet të bëjë ofertë për Aarons

TË FUNDIT

Klubi londinez në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Tottenham Hotspur pritet që të bëj një ofertë në verë drejt Norwich Cityt për mbrojtësin e tyre të krahut të djathtë, Max Aarons, raporton “Football Insider”.

“Kanarinat” janë të hapur rreth shitjes së 21-vjeçarit për 36 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror.

Aarons ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me një transferim te skuadra e Evertonit, por Tottenhami si duket dëshirojnë që ta fitojnë garën për të siguruar shërbimet e tij.

Këtë sezon, në Kampionatin e parë anglez, Aarons ka bërë 44 paraqitje, duke regjistruar dy gola dhe katër asistime për skuadrën e Norwichit.

TË NGJAJSHME