Tottenham përballë Shkëndisë, Gjoka: Një ndeshje që do të krenojë të gjithë Maqedoninë

TË FUNDIT

Ky gol i Ibrahimit bëri të vazhdojë ëndrra e Klubit Futbollistik të Shkëndisë që të kalojë

në fazën e grupeve në Europa Ligë.

Por para se të arrijë atje duhet të kalojë finalistët e para një viti në Ligën e Kampionëve.

Totenhemi një skuadër angleze do të zbresë në fushë ditën e enjte.

Trajneri i Kf shkëndisë thotë se kjo do të jetë një ndeshje që do të krenohet e gjithë Maqedonia.

“Do të fillojmë nga e marta të përgatisim skuadrën, për atë ndeshje që është një ndeshje që do të kënaqet jo vetëm Shkëndija por e gjithë Maqedonia, sepse Shkëndija është lokomotiva e futbollit në Maqedoni.

Ardhja e Totenhemit këtu nuk nderon vetëm Shkëndinë por të gjithë futbollin e Maqedonisë”, tha Ernest Gjoka – Trajner i Shkëndijës.

Klubi futbolistik i Shkëndisë herën e fundit u përball me Botosanin të Rumanisë ku fitoi me rezultat minimal por i mjaftueshëm për të kaluar në fazën tjetër. Trajneri i klubit anglez Totenhem Jose Murinho tha para disa ditëve se nuk ka shumë njohuri për klubin e Shkendijës, po duke theksuar se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm nga Shkëndija e cila para dy viteve poashtu kishte shkuar deri në Play Off, ku u eliminua nga Milani. Në raundin tjetër skuadra nga Tetova do të përballet me gjigandin e madh anglez, Tottenham Hotspurs më 24 shtator.