Tottenham pas Llorentes

TË FUNDIT

Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente, njofton Gazzetta dello Sport.
E ardhmja e ish-yllit të Athletic Bilbaos në Torino vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa spekulimet sugjerojnë se ai mund të rikthehet në Spanjë.
Ende nuk dihet nëse bardhezinjtë janë të gatshëm të largojnë edhe një lojtar, pas largimeve të shumta që kanë ndodhur nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.