Tottenham nuk është dorëzuar për Skriniar

TË FUNDIT

Milan Skriniar vazhdon të jetë objektivi kryesor i gjigantit anglez Tottenham Hotspur për repartin defensivë.

Mbrojtësi sllovak pëlqehet jashtëzaknisht shumë nga trajneri Jose Mourinho që kërkon ta ketë në radhët e veta.

Spurs e kanë kërkuar qendërmbrojtësin edhe edicionin e kaluar, por edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Inter nuk lejoi largimin e tij.

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia bëjnë të ditur se Spurs do të tentojnë përsëri në verë me një ofertë tjetër transferimin e sllovakut.

Skuadra londineze është gati që të bëj një ofertë prej 52 milionë eurove në drejtim të Interit për Skriniar.

Reprezentuesi sllovak nuk është i pashitshëm nga Inter, mirëpo mbetet të shihet nëse Neroazzurët do ta pranojnë një ofertë të tillë apo do të kërkojnë më shumë.

Interesim për qendërmbrojtësin kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal./Telegrafi/

TË NGJAJSHME