Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski mori pjesë në një ushtrim simulues të kandidatëve për policë të gjeneratës 2025/2026 në Qendrën për Trajnim në Idrizovë. Gjatë ushtrimit, kandidatët demonstruan veprime taktike si reagimi në alarm, formacione lëvizjeje dhe ndërhyrje për vendosjen e rendit publik. Sipas MPB-së, trajnimi dyjavor synon përforcimin e aftësive praktike dhe përgatitjen e plotë të kandidatëve për detyrat policore.
