Tornado e fuqishme, rrotullon autobusin në Rumani

TË FUNDIT

12 persona të lënduar

Disa njerëz u lënduan kur një tornado kaloi nëpër Rumaninë jugore, duke hedhur një autobus jashtë rrugës dhe duke e rrotulluar atë në një fushë të afërt.

12 persona në autobus u lënduan dhe një pasagjer u trajtua për trauma të rënda, thanë raportet lokale. Shoferët i lanë makinat e tyre pranë Calarasit për të parë tornadon e rrallë, transmeton rtv21.tv.

Tornadoja për pak nuk përfshiu një fshat, por kulmet e dhjetë shtëpive u shkatërruan nga era e fuqishme.

Pritet që kushtet e këqija të motit të vazhdojnë të ndikojnë në rajon deri të enjten./21Media