“Topi” misterioz që po shqetëson Japoninë

TË FUNDIT

Një sferë e madhe metalike që ka dalë në breg në Japoni ka hutuar vendasit dhe ka shkaktuar një sërë spekulimesh. Autoritetet nuk mund të thonë ende se çfarë është madje as policia apo skuadra që shkoi për të hetuar.

Sfera, në qytetin bregdetar Hamamatsu është quajtur ndryshe “veza e Godzilla-s”. Ajo ishte gjetur nga një vendas i cili lajmëroi policinë pasi vuri re objektin e pazakontë në breg.

Autoritetet rrethuan zonën dhe kryen ekzaminime me rreze X, të cilat nuk zbuluan asgjë më shumë përveç konfirmimit se objekti ishte i sigurt. Ky lloj zbulimi normalisht mund të mos ngjallë dyshime por vjen mes nervozizmit të përgjithshëm për objekte të paidentifikuara që kur SHBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar spiune kineze në fillim të këtij muaji.