Topalli: “Goodbye Lul, radhën e ka Rama”

TË FUNDIT

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e konsideron masive pjesëmarrjen në referendumin e thirrur për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Topalli, në një reagim në Facebook që e ka shoqëruar me foto nga procesi i votimit, thotë se pas largimit të Bashës e ka radhën Rama.

“Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratesh si kjo e sotmja. Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve”, shprehet ish-zv.kryetarja e PD.

Sipas Topallit reagimi masiv vjen për t’u çliruar nga pengu duke iu referuar Bashës dhe pas kësaj thotë se e ka radhën kryeministri Rama.

“Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul”, përfundon Topalli.