Transfermarkt”, që merret me vlerësimin e lojtarëve në treg, ka publikuar disa vlera të reja. Çfarë bie në sy se ndër lojtarët e përfaqësueses shqiptare, Anis Mehmeti ka pësuar një rritje nga 7 në 9 milionë euro. Dhe pse Silvinjo nuk e ka konsideruar për listën e tetorit.
Rritje ka pësuar edhe Mirlind Daku ndërkohë, që tashmë mban vlerën 10 milionë euro. Më lart qëndron vetëm Kristjan Asllani me 13 milionë dhe Armando Broja me 12 milionë euro.
Lista vijon me lojtarë të tjerë, që nuk janë në dispozicion të Kombëtares për sfidat e tetorit. Ernest Muçi vlerësohet 9 milionë euro. Marash Kumbulla, që ka vlerën 7.5 milionë euro do mungojë për shkak dëmtimi.
“Top 10” mbyllet me Berat Gjimshitin, Ardian Ismajlin dhe Mario Mitajn me Kristian Shpendin. Dy të fundit kanë vlerat respektive 5.5 milionë euro.