Radhë të tëra me qytetarë po presin para bankave për të marrë paratë që ju kanë bllokuar pas falimentimit të Eurostandard bankës. Njëri prej tyre është pensionisti Kiril Mojsovski. Ai 10 vite ka marrë pensionin nga kjo bankë dhe është shokuar kur pa lajmin se nuk mund të marrë pensionin. Ai sot erdhi me shpresë se pensionin prej 250 do ta marrë.
“Shpresoj se do t’i marrë, nuk e di se çfarë do të ndodh brenda. Por mendoj se do t’i marrë. Sa keni? 250 euro aq e kam marrë pensionin”, tha Kiril Mosovski, qytetar.
Fatin e njëjtë ka edhe Gorast Muratovski ai i kishte nxjerrë paratë. Thotë se nuk ishte frikësuar se mund të mos i kthejë paratë.
“Na than se llogaritë janë të bllokuara, nuk provova t’i nxjerr, prita ta shoh se si do të jetë me shpërnguljen në bankë tjetër. A u frikësuat se nuk do t’i merrni paratë. Jo e di që fondi për siguri dhe se jam person fizik”, u shpreh Gorast Muratovski, qytetar.
Ndryshe qindra depozitues iu bllokuan llogaritë e tyre bankare pas vendimit të Bankës Kombëtare për mbylljen e Eurostandard. Pagesa prej 68.3 milion euro është vetëm fillimi i procesit të vështirë të pastrimit të problemit me falimentimin e bankës. Një betejë e ashpër pritet të vijë për të paktën dy herë më shumë kur do të duhet tu kthehen paratë e personave juridik të cilët kanë mbi 30 mijë euro.
