Tmerrohen blerësit, papritmas shemben shkallët lëvizëse

TË FUNDIT

Dy blerës në jug-perëndim të Kinës kanë arritur të ikin pa u lënduar pasi shkallët lëvizëse u shemben.

Pamjet e tmerrshme tregojnë se disa shkallë metalike thyen dhe shkatërroheshin, menjëherë pasi dy persona hipën mbi to, në një qendër tregtare në qytetin Wuzhou, të shtunën.

Pamjet nga pasojat e incidentit në Qendrën Tregtare tregojnë se një duzinë shkallësh janë dëmtuar dhe shtrembëruar pasi ato kanë funksionuar keq, transmeton rtv21.tv.

Menaxheri i qendrës konfirmoi se askush nuk u lëndua në këtë incident.

Ka pasur disa aksidente tronditëse dhe nganjëherë fatale që përfshijnë shkallë lëvizëse në Kinë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në qendrat tregtare.

Korrikun e kaluar, një fëmijë njëvjeçar gati humbi krahun e djathtë pasi “u gëlltit” nga një shkallët lëvizëse./21Media