Tiranë:Kapet “familja e drogës”

TË FUNDIT

Burrë e grua janë vënë në pranga, ndërsa 4 djemtë e tyre janë shpallur në kërkim për prodhim lëndësh narkotike dhe mbajtje të armëve te ftohta.

Operacioni i koduar “Verë 2015″ në zonën e Paskuqanit në Tiranë ka çuar në arrestimin e dy bashkëshortëve Selim dhe Nafije Llani, si dhe dy të afërmve të tyre Klevin dhe Sadik Llani, ndërsa në kërkim janë shpallur kater djemtë e çiftit të arrestuar, Et’hem, Dashamir, Fatjon dhe Ilir Llani.

Policia e Tiranës deklaron se në banesën e Et’hem Llanit, të shpallur në kërkim, u gjet 1 kg e rreth 200 gramë heroinë si dhe rreth 913 gram kanabis sativa, fara të kanabisit si dhe 38 copë fishekë, një ganatë sëbashku me ndezësin, telefona celularë si dhe një sasi e vogël eurosh dhe lekësh, ndërsa në banesën e Sadik Llanit policia gjeti dhe sekuestroi një thikë dhe një sasi të vogël kanabisi/Mapo