Timoshenko: Shpresat për marrëveshje paqësore me Putinin janë thjesht iluzione

TË FUNDIT

Ish kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko paralajmëroi në një intervistë për Telegrafin britanik  se shpresat për një marrëveshje paqësore me Vlladimir Putinin janë “thjesht iluzione”.

Ajo deklaroi se çdo marrëveshje me presidentin rus për t’i dhënë një pjesë të territorit të Ukrainës vetëm se do ta inkurajojë Putinin që të vazhdojë të pushtojë vende të tjera.

Sipas Timoshenkos, zgjidhja e vetme është shkatërrimi i plotë i ushtrisë ruse, pavarësisht numrit në rritje të ushtarëve ukrainas të vdekur.

“Jam i befasuar që disa vende vazhdojnë të mbrojnë një politikë të dorëzimit ndaj Putinit. Kjo është e papranueshme për të gjithë Ukrainën. Marrëveshja e paqes është një iluzion, e vetmja rrugëdalje është fitorja në luftë. Çdo marrëveshje paqeje do të jetë hapi i parë drejt luftës së ardhshme”, tha Timoshenko, e cila ishte kryeministre gjatë kryengritjes së parë ukrainase kundër Kremlinit.

Ajo shtoi se Putin dëshiron ta vazhdojë luftën me shpresën se në fund do të ketë ndarje brenda në NATO.

Timoshenko gjithashtu theksoi se Rusia do të bëjë përpjekje  të ndërmarrë edhe shtete tjera fqinje, para se gjithash Moldavinë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, si dhe vendet  skandinave dhe baltike.

Ajo shtoi edhe se Putin është i gatshëm të përdorë  armë bërthamore.

Timoshenko në vitin 2004 mori pjesë në Revolucionin portokalli, gjë që çoi në protesta masive në rrugë që përmbysën një zgjedhje të manipuluar në favor të kandidatit pro-rus Viktor Janukoviç.

Timoshenko humbi nga Zelenski në zgjedhjet e vitit 2019, por e mbështeti pas pushtimit rus në muajin shkurt.