TIMONIE KATEGORIK PËR ZGJEDHJET, “PO NUK VOTUAT, SIKUR KENI GJUAJTUR VETEN NË KËMBË”

TË FUNDIT

Zgjedhjet e suksesshme Presidenciale do të jenë element pozitiv në vlerësimin e Maqedonisë së Veriut në prag të progres raportit të Komisionit Evropian, thotë ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie. Zgjedhjet do të jenë dëshmi se vendi ka dalë nga kriza e 2016-tës, ndërsa mosarritjen e censusit Timonie e sheh sikur dikush ta gjuajë veten në këmbë.

“Thelbi është që të dëshmohet se këtu ka qytetarë që marrin pjesë në sistem demokratik dhe se ky sistem dalë ngadalë po përforcohet dhe se e ka vendin e tij të merituar në Bashkimin Evropian. Nëse ky kusht i parë nuk plotësohet kjo do me thënë se vetë do të gjuani në këmbën tuaj, prandaj jam i bindur se qytetarët e këtij vendi nuk do ta gjuajnë veten në këmbë por bashkë me ne do të shohin përpara në rrugën euroatlantike”, u shpreh Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie.

Timonie thotë se pengesat në rrugën evropiane të Maqedonisë nuk do të vjnë nga Franca por nga gjendja që do të vlerësohet objektivisht. Strategjinë franceze për Ballkanin perëndimor të publikuar pas Samitit të Berlinit, Timonie e interpreton si dëshirë të Francës për ta përforcuar Maqedoninë e Veriut të cilën tashmë e shohin si anëtare të BE-së thotë ambasadori francez, por a vjen kjo strategji si justifikim për skepticizmin e Francës për zgjerim të BE-së?

“Jo, përkundrazi, strategjia jonë është bërë për zvogëlim të skepticizmit që mund të ekzistojë sepse ka skepticizëm edhe tek mendimi publik evropian si dhe tek ai francez ne lidhje me kapacitetin e vendeve të Evropës Jugore ose Lindore që të integrohen në BE, kurse strategjia jonë bën të kundërtën , ndihmon të zbatohen mjetet e dobishme që do të ndihmojnë të hyni në Union”, tha Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie.

Timonie nuk përgjigjet nëse Maqedonia meriton ose jo marrje të datës për fillim të negociatave, por thotë se për këtë do të vendoset përmes raportit të Komisionit Evropian. Pas kësaj vendet anëtare do të flasin mes vete e këtu do të shihet se kush është “për” e kush “kundër” dhe nëse është arritur përparim. Megjithatë Timonie shton do të merret se parasysh edhe gjendja e përgjithshme e Evropës sepse sipas tij hija e “Brexitit” ende rëndon mbi Evropë.

Përgatiti: Besir Arifi