Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sfiduar hapur deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pas debatit të fortë që patën në Kuvend një ditë më parë, sa i përket konsumit të ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.
Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama reagoi menjëherë duke thënë se ai do të pijë ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”.
“TIK-TOK me ujë Tirone”, ka shkruar Rama në prezantimin e videos në Facebook.
Dhe deklaratën e bërë një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare e ka kthyer në realitet ditën e sotme, ndërsa ka postuar një video duke pirë ujë çezme në shtëpinë e tij.
