Tigri mbyt punëtorin e kopshtit zoologjik

TË FUNDIT

Në një kopsht Zoologji në jugperëndim të Polonisë tigri sot ka sulmuar dhe ka mbytur në vend punëtorin që pastron kafazet, ka thënë policia lokale.

“Tigri ka sulmuar punëtorin gjatë pastrimit të kafazit. Pastrimet bëhen kur kafshët nuk janë në vendin e tyre. Duhet të provojmë se si ka ndodhur që kafshët të gjenden aty dhe të jenë në kontakt me njeriun”, ka thënë për televizionin TVN24 Agatha Kostik Levandovska nga Inspektorati shtetëror i punës.