Qytetarët e Dibrës dhe të komunave Qendra Zhupa dhe Mavrovo-Rostushë, kishin mundësi që të ndjekin stërvitjen taktike të pjesëtarëve të disa njësive policore. Në ushtrime me aktivitetet të tyre u përfaqësuan Njësia për siguri motocross, për shpërndarje të shpejtë, për detyra speciale si dhe Departamenti i Aviacionit i MPB-së dhe Njësiti për qentë zyrtarë.
“Të prezantohemi para qytetarëve dhe t’i inkurajojmë të gjithë së bashku, të bashkëpunojmë, por edhe të inkurajojmë njerëz të rinj nga i gjithë rajoni, të cilët duan të jenë pjesë e policisë së Maqedonisë”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski
