Tifozja kroate arrin 3 milionë ndjekës në Instagram! Përshëndet ndjekësit me një foto nga shkretëtira e nxehtë

TË FUNDIT

Ivana Knoll, ish-miss Kroacia, ka festuar arritjen e 3 milionë ndjekësve në Instagram pasi është kthyer në një nga fanset më të zjarrta në Botërorin e Katarit.

Llogaria e saj është rritur me më shumë se 200 mijë persona çdo ditë që prej shfaqjes së saj në ndeshjen e parë të Kroacisë në Katar. Edhe pse ekipi ballkanas u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, Knoll është bërë tashmë një person i famshëm në të gjithë botën.

Për arritjen e 3 milionë ndjekësve në Instagram, ish-miss Kroacia ka postuar një foto teksa është me bikini në shkretëtirë, ndërsa bashkëngjitur falënderon të gjithë ndjekësit e saj.