“Ti gjithmonë ke qenë e mrekullueshme”, i thotë Trevor Noah Dua Lipës

TË FUNDIT

Trevor Noah u shfaq në podkastin e Dua Lipës, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë pas një darke intime në New York City.

Dailymail zbuloi ekskluzivisht detaje mbi takimin e tyre në atë kohë, ku ylli i pop-it dhe drejtuesi i talk show-t u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village.

“Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”, tha Trevor për Duan.

Ai foli edhe për paraqitjen e Duas në vitin 2018 në finalen e UEFA Champions League.

“Më kujtohet se njerëzit thonin: Kush dreqin është ajo? Dhe unë thash: Është Dua Lipa, kjo është Dua Lipa. Dhe tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh”, shtoi ai.

Paraqitja e tij në podkastin e saj vjen disa javë pasi yjet ndezën thashethemet për lidhje pasi u takuan në NYC.

Dua më parë ishte e lidhur me Anwar Hadid, Isaac Carew dhe Paul Klein.

Ndërkaq, Noah më parë ishte i lidhur me Minka Kelly./21Media