Atletiko Bilbao ka fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Rezultati nga ndeshja e parë (0-4) në favor të Atletiko Bilbao, ishte vendimtare në ngritjen e trofeut nga Bilbao. Qysh nga minuta e parë e ndeshjes Barcelona bëri presion ndaj kundërshtarit duke kërkuar që të shënonte.
Mirëpo miqtë mbroheshin nga rastet e njëpasnjëshme të blaugranëve, të cilët arritën të shënojnë vetëm në minutën e 43-të. Harkimin e Rakitiç e uli me gjoks Suarez dhe aty ishte Lionel Messi i cili gjeti rrugën e rrjetës.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, sidomos pas përjashtimit të Gerard Pique me karton të kuq (57’). Qendërmbrojtësi spanjoll bëri një veprim të pamatur kundrejt gjyqtarit anësor dhe këtë nuk e toleroi arbitri kryesor duke e çuar në dhomat e zhveshjes. Aritz Aduriz Zubeldia barazoi rezultatin në minutën e 74’ për Atletiko Bilbao. Ky trofe është padyshim merita e tij, pasi 31-vjeçari shënoi katër gola në dy ndeshje.
Kjo është hera e dytë në histori e klubit bask që e fiton Superkupën e Spanjës pas triumfit në vitin 1984.
