The Guardian: Elif Elmas “diamanti” i Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Gazeta prestigjioze, The Guardian, sot i ka dedikuar një shkrim futbollistit të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas. The Guardin, në një shkrim të gjatë, futbollistin Elif Elmas e quan “diamantin” e Maqedonisë së Veriut, i cili është krijuar nga një familje në një dyqan ëmbëlsirash.

Në fillim, The Guardian shkruan: “Këtë shekull, Maqedonia hyri në një epokë plotë trazira. Një vend i vogël në zemër të Ballkanit, shënjestër e interesave të ndryshme të jashtëm gjatë gjithë historisë, dhe tani lufta në Kosovë, fqinji i saj verior, u përhap në veri të Maqedonisë. Ndërsa tensionet u rritën midis maqedonasve dhe shqiptarëve, pak njerëz në vend do të kishin pasur kohë të mendonin për futbollin dhe pak do të mendonin se ato vite lufte do të shihnin lindjen e “diamantit” të parë të futbollit Elif Elmas.

Në një nga pjesët më të rrezikshme të kryeqytetit, Shkupit, në komunën shumë etnike të Çairit në të cilën maqedonas, shqiptarë, turq dhe rom jetonin krah për krah, Elmas lindi më 24 shtator 1999 nga një familje me prejardhje turke. Babai i tij, Xhevat, drejtonte një dyqan ëmbëlsirash. Tani, 20 vjet më vonë, Elmas është bërë figura e Maqedonisë së Veriut, një ekipi që ka bashkuar vendin si kurrë më parë”, shkruan gazeta The Guardian.

Mes tjerash, The Guardian, në shkrimin e gjatë dedikuar “diamantit” Elif Elmas ka shkruar edhe për ecurinë e futbollistit që nga fillimi i karrierës së tij e deri më sot.