Thaçi takon kryepeshkopët

TË FUNDIT

Ministi i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, pas takimit me homologun e tij gjerman, ka udhëtuar për në Vatikan.

Thaçi që në mëngjes do t’i fillojë takimet zyrtare me kryepeshkopët katolikë të Vatikanit.
Takimin e parë zëvendëskryeministri Thaçi do ta ketë me presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen Vincenzo Paglian, dhe peshkop emeritus i dioqezës së Terni-Narni-Amelia në Itali.
Pas Paglias, ai do ta takojë edhe sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher. Pas këtyre Hashim Thaçi do të takojë edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si president i Komisionit Papnor të Vatikanit dhe kryetar i Governorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello.

Gjithashtu,gjatë kësaj vizite Thaçi do të ketë një intervistë për Radio Vatikanin./21MEDIA
image (2)