Array

Thaçi: Serbia peng e kohës së Millosheviqit

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, për të përditshmen gjermane Die Presse ka komentuar qasjen e Serbisë për ftesën nga shoqëria civile në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të tyre. Thaçi ka thënë se ministra të Qeverisë së Kosovës tanimë kanë qëndruar zyrtarisht në Serbi dhe zyrtarët më të lartë të Serbisë kanë qëndruar në Kosovë.

“Ka qenë befasi për mua se si ka reaguar Serbia në gatishmërinë që kam shprehur që të vizitoj Beogradin dhe të marr pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga një organizatë e shoqërisë civile. Kam besuar dhe besoj, se kjo do t’i kontribuonte edhe më shumë thellimit të komunikimit mes dy shteteve dhe mes dy popujve, si dhe do të ndihmonte edhe më shumë që të promovohen vlerat europiane që po bëjmë liderët e tërë rajonit”, ka thënë Thaçi për Die Presse.

- Advertisement -

Edhe më befasues dhe thellësisht zhgënjyes, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, ka qenë kërcënimi nga autoritetet serbe se kinse do të arrestohet në momentin e parë që do të ketë kontakt me agjentët e organeve të sigurisë të Serbisë. “Kjo ishte bërë duke u thirrur në një aktgjykim të kohës së Milosheviqit, kur gjykatat janë marrë me politikë e jo me sundim të ligjit”, ka thënë Thaçi.

Në këtë intervistë për Die Presse, e cila është paralajmëruar të dal nesër në version më të gjatë, Thaçi ka thënë se Kosova, rajoni, por edhe tërë Evropa, dëshirojnë të shohin një Serbi që është shkëputur nga koha e Milosheviqit, që është shkëputur nga e kaluara dhe që është kthyer kah e ardhmja, kah vlerat europiane të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë.

- Advertisement -

“Ngjarja e fundit, pra refuzimi që të më sigurohet qëndrimi në Beograd, e sidomos kërcënimet e drejtuara drejt meje, por pastaj edhe kundër përfaqësuesit tonë në Beograd dhe vet organizatorëve të konferencës që në fund u detyruan të anulojnë ftesën për mua dhe për ministrat e tjerë të rajonit, tregojnë për një Serbi që ende është peng e politikave që kanë shkaktuar tragjeditë dhe vuajtjet më të tmershme në fund të shekullit të kaluar”, ka thënë Thaçi për Die Presse. “Serbia ende peng e së kaluarës”

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -