Ministëri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni, ku do të takohet me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe me atë të Italisë.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton, se në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.
“Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin e sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor. Në samitin njëditor të Bërdos në Slloveni do të jetë edhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE’së, Johannes Hahn”, thuhet në njoftim/21MEDIA
