Thaçi nga nesër i kthehet punës me orar të plotë

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zyra e presidencës ka njoftuar se në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij./21Media