Thaçi tha se do të bëjë të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën
Nëse gjatë këtij viti nuk arrihet marrëveshja finale Kosovë dhe Serbi, atëherë ka rrezik për destabilizim të rajonit. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” organizuar nga RIDEA.
“Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë t’i qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor dhe kërkesa të qarta. Nuk kam kurrfarë dilema që marrëveshja do mund do të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit“, tha Thaçi para të pranishmëve.
Gjatë fjalës së tij, presidenti përmendi edhe korrigjimin e kufirit me Serbinë.
“Unë me tërë potencialin tim do të bëjë të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbaj pezull shtetin e Kosovës, dhe mos t’i jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve“, theksoi presidenti./21Media
