Thaçi merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

TË FUNDIT

Thaçi ndanë momente nga kjo ceremoni

Thaçi ndanë momente nga kjo ceremoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në ceremonitë shtetërore të kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Lidhur më këtë, presidenti Thaçi ka thënë se ndihet i nderuar që mori pjesë në këtë ceremoni.

“I nderuar me pjesëmarrjen në ceremoninë me traditë 1000 vjeçare, ku Perandori Naruhito promovoi marrjen e fronit perandorak.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Perandori Naruhito, në këtë ceremoni ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të 180 vendeve të botës, ka promovuar marrjen e fronit perandorak që e ka trashëguar në prill të këtij viti, pas abdikimit të atit të tij, Perandorit Akihito.

Ndërsa, në mbrëmje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Perandorit./21Media