Thaçi mbërrin në Tiranë, të dielën do të flasë për aktakuzën

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka arrtitur në Tiranë, ndërsa të dielën do të deklarohet para mediave, nga zyra e tij. Këtë e bëri të ditur vet Thaçi përmes llogarisë së tij zyrtare “Facebook”.

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të mërkurën ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura. Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme./21Media

Motra dhe vëllezër,Miq të dashur,Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 26. Juni 2020