Thaçi: Lajm fantastik, jemi në agjendë të UNESCO-s

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherit zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, para pak momente nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se Kosova është futur në agjendë për anëtarësimin në UNESCO.

Në pikën 43 të agjendës të mbledhjes së ardhshme të këshillit ekzekutiv të UNESCO-s, do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, transmeton Indeksonline.

Pranimin e Kosovës në UNESCO e kanë përkrahur 44 shtete, dhe ministri i jashtëm ka falendëruar këto shtete që kanë nënshkruar kërkesën për anëtarësim të Kosovës.

Thaçi gjithashtu ka falënderuar për kontributin e saj mbi këtë çështje vajzën e shkrimtarit Isamil Kadare, Besiana Kadarenë, e cila është ambasadore shqiptare në UNESCO.

Ky është njoftimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sa më erdh një lajm fantastik, një sukses i diplomacisë që e kemi pritur gjatë. Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në agjendë zyrtare. Shume sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me mahinacione procedurale dhe propagandë negative – edhepse tentuan. Falënderoj shumë 42 shtete qe kanë bashkënenshkruar kërkesën për anëtarësi, falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lorë mbrojtjes së trashëgimisë për fëmijët tanë!” HTH