Thaçi i uron Hotit shërim sa më të shpejtë

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti nga Covid-19. Thaçi po ashtu u ka bërë apel qytetarëve që respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, “Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet.”, ka shkruar Thaçi. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus, Ai po qëndron i izoluar në shtëpi dhe ka bërë të ditur se punët e tij si kryeministër do i kryej nga shtëpia./21Media  

MARKETING I PAGUAR POLITIK