Thaçi e Ibrahimi takojnë banorët e fshatrave të Kumanovës

TË FUNDIT

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe kandidati për deputet në zonën zgjedhore 2, Orhan Ibrahimi, kanë takuar sot banorë të disa fshatrave të Kumanovës.

Aktivitetet parazgjedhore i kanë nisur në Ropalcë, për të vazhduar më pas në Mateç, Llojan dhe do ta përmbyllin me tubim në Sllupçan.

Në Facebook PDSH përcjell pjesë të asaj që Thaçi e Ibrahimi kanë thënë para banorëve të Mateçit.

“Pozita që e synoj unë është ajo e zëvendëskryeministrit me veto që do të marrë përgjegjësi që buxheti i shtetit të ndahet drejtë dhe proporcionalisht” ka deklaruar Thaçi.

“PDSH ua ka heqë maskat të gjithëve. Të bisedojmë me të gjithë për të mbështetur PDSH-në sepse ajo është shpresa e vetme” është shprehur kandidati për deputet Orhan Ibrahimi./TV21

PDSH në fshatin Mateç.Orhan Ibrahimi: PDSH ua ka heqë maskat të gjithëve. Të bisedojmë me të gjithë për të mbështetur…

Gepostet von Partia Demokratike Shqiptare am Freitag, 26. Juni 2020

Menduh Thaçi, Orhan Ibrahimi dhe Fitor Seferi në fshatin Ropalcë."Programi i PDSH-së është i qartë dhe mbrojtje e…

Gepostet von Partia Demokratike Shqiptare am Freitag, 26. Juni 2020