Thaçi do të kundërshtojë çdo masë që e pamundëson dialogun

TË FUNDIT

Ashpërsimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e qeverisë në detyrë, është kundërshtuar nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi. Ky kundërshtim nga ana e organizatave të shoqërisë civile po shihet si arsye sepse kreu i shtetit dëshiron që Kosova të kthehet sa më shpejt në dialog.

Qeveria në detyrë, ka marrë vendim për ashpërsimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ku çdo maunë që hynë në Kosovë duhet ta ketë të shkruar në dokumente “Republika e Kosovës”. Për këtë vendim presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e vazhdon mashtrimin patriotik dhe se po cenon raportet e Kosovës me SHBA-të dhe BE-në./21Media