Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale për Kosovën

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se në momentin që Dhomat e Specializuara për Kosovën, përkatësisht Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për Kosovën, konfirmojnë aktakuzën kundër tij, ai menjëherë do të japë dorëheqjen nga pozita e tij, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në intervistën e mbrëmshme për televizionin T7, Thaçi deklaroi se megjithëse mediat pretendojnë se si një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është mes të dyshuarve për vrasjen e mbi 100 civilëve shqiptarë, serbë dhe të tjerë gjatë dhe pas luftës 1998-99 në Kosovë, ai nga prokurorët në gjykatën e Hagës aspak nuk është pyetur për asnjë vrasje.

Ai theksoi se gjatë intervistimit të tij nuk u përmend trafikimi i pretenduar të organeve njerëzore dhe “Shtëpinë e verdhë” pranë Kukësit në Shqipëri, sepse në raportin e dhjetorit të vitit 2010 nga përfaqësuesi Special i Këshillit të Evropës për Kosovën Dik Marti, ishte rasti për krijimin e Tribunalit të Hagës.

“Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikimin e organeve njerëzore edhe pse kjo ishte baza për krijimin e Gjykatës Speciale. Nuk jam pyetur për ndonjë Shtëpi të verdhë apo për ndonjë vrasje”, deklaroi Thaçi.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president të Kosovës pasi skadon mandati i tij aktual pesë-vjeçar në maj të vitit të ardhshëm.

Thaçi nuk e komentoi njoftimin e ish kryeministrit, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, se do të kandidojë për president të vendit dhe tha se pranon këdo që do të votohet nga Kuvendi.