Konferencën për media pas takimit me liderët politikë, presidenti Hashim Thaçi e filloi duke falënderuat të gjithë përgjegjësit e institucioneve shëndetësore dhe ato mbrojtëse për punën e tyre në luftën kundër koronavirusit.
Thaçi tha se si president duke respektuar mandatin e tij dhe Kushtetutën, u detyrua të fillojë konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm për funksionimin e institucioneve apo themelimin e institucioneve të reja.
Tutje presidenti bëri të ditur se pas takimit me Kurtin, Mustafën dhe Veselin nesër do të takohet me liderët tjerë të partive politike, në mënyrë të krijojë një bazë të opinioneve për veprimet që duhet ndërmarrë pas shkarkimit të qeverisë.
Presidenti u zotua që hapat e mëtutjeshëm që do ndërmarrë si president pas konsultimeve do të jenë transparente dhe në përputhshmëri me ligjet e praktikave të mëhershme./21Media
